Supersfida e javës në Premier League ishte ajo mes Liverpool dhe Manchester City, që përfundoi me shifrat 1-0. Një sfidë e zjarrtë që në 45 minutat e dyta nuk lën vend për të folur mbi përgjumjen e pjesën së parë.
Goli i faraonit Mohamed Salah në minutën e 76 të takimit mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët ekipit të Jurgen Kloop. Episodet nuk munguan as në këtë takim ku, një gol i anuluar për Cityn solli shumë reagime nga Guardiola. Nervat në fushën e lojës arritën kulmin ku një faul i padhënë për Liverpool solli reagimin e Kloop që u ndëshkua me karton të kuq.
Në fundin e takimit ka folur tekniku gjerman, Jurgen Klopp:
“Rezultati perfekt, performanca vërtet shumë e mirë, një lojë tepër intensive. Ne u mbrojtëm në një nivel tepër të lartë për pothuajse 100 minuta. Ata patën momentet e tyre, por sidomos në fushë ne dolëm jashtëzakonisht mirë. Kjo ishte padyshim fitore e madhe për ne sot. Ne u rikthyem sot dhe kjo është gjithçka që donim të bënim. City nuk i ka pasur këto situata kundërsulmi, ne i krijuam tre herë. Situata rreth portës është thjesht sensacion i bujshëm nga Alisson dhe i jashtëzakonshëm nga Mo. Ai mund të humbasë një, por nuk do të humbasë dy në një situatë të ngjashme. Golat vendosin ndeshjen, por kishte kaq shumë momente të mira futbolli kundër asaj që unë do të thoja se është skuadra më e mirë e futbollit në botë.”
VIDEO+FOTO:
[caption id="attachment_663194" align="alignnone" width="300"] Fauli i B.Silvës ndaj Salah[/caption]
[caption id="attachment_663192" align="alignnone" width="300"] Injorimi ndaj kartonit të kuq[/caption]
[caption id="attachment_663193" align="alignnone" width="300"] Reagimi i Klopp për faulin ndaj Salah[/caption]