
Nicolo Zaniolo ka qenë sërish prottagonist sot me skuadrën e Gallatasaray. Ish romanisti shënoi sot në fitoren e ekipit të tij ndaj Istanbulspor me rezultatin 0-6. Me skuadrën e Istanbulsporit luajnë edhe gjashtë shqiptarë: Eduart Rocaj, Valon Ethemi, Sidrit Guri, Jetimir Topalli, Valmir Veliu dhe Florian Loshaj. Zaniolo shënoi ndaj ekipit të shqiptarëve në minutën e 85 golin e pestë të sfidës. Gjithashtu ai dha edhe një asist.
Italiani u transferua në shkurt te skuadra e Gallatasaray nga Roma. Ai ende nuk ka bërë debutimin në kampionat pasi kampionati në Turqi është ndërprerë për shkak të tërmetit.
Takimet e Superligës turke do të rikthehen javën e ardhshme dhe Gallatasaray do të pres në shtëpi Kasimpasan. Aty do të jetë mundësia edhe për Zaniolion të debutojë në kampionatin turk, në të cilën Gallata renditet e para me 54 pikë pas 22 javësh.