Kroacia arriti të mbyllë aventurën në Kupën e Botës si vend i tretë. “Finalja e vogël” kundër Marokut përfundoi me shifrat 2-1, e vulosur që në pjesën e parë të takimit.
Një arritje tjetër historike kjo për Kroacinë që vinte si nënkampione e botës, pasi në Botërorin e 2018 arriti finalen ku u mund nga Franca. Në Zagreb të shumtë ishin tifozët që fesutuan për orë të tëra, pasi u surprizuan me ecurinë e kombëtares së tyre.
Nuk kanë mjaftuar as ironitë e tyre për festën e çmendur që bënë në rrugët e Zagrebit, e cila do të ishte e njejtë sikur të kishin fituar vendin e parë. Kujtojmë që Kroacia një vend i vogël me një popullsi prej 4 milion banorësh arrinë që në 2 edicionë të renditet në “top” 3 më të mirat e globit.
VIDEO+FOTO:
[caption id="attachment_672117" align="alignnone" width="430"] Ironia e tifozëve kroat mbi festën e tyre. "Këto jemi ne"[/caption]