VIDEO/ Yjet e Botërorit rikthehen në stërvitje, Messi i “privilegjuar” nga PSG
Shkruar nga NEWSPORT
Yjet e Kupës së Botës, janë rikthyer në fushën e blertë për seancën e parë stërvitore me pjesën tjetër të ekipit. Mbappe-Neymar-Hakimi shihen teksa përgatiten për ndeshjen e parë pas pauzës së Botërorit, kundër Strasbourg më datë 28 dhjetor.
Ndërkohë që i gjithë ekipi stërvitet, PSG ka “privilegjuar” Leo Messin duke lejuar të vijoj pushimet pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën.
VIDEO: