
VLLAZNIA 1-0 TRAISKIRCHEN
Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 1-0 miqësoren ndaj Traiskirchen në Austri. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte goli i Kristijan Vulajt në minutën e 75’, që i dha fitoren kuqebluve.
Ky ishte dhe goli i parë për Vulaj me fanellën e Vllaznisë. Kujtojmë se Vllaznia po zhvillon në Austri fazën përgatitore, në prag të ndeshjes së Conference League me Craiovan(21 dhe 28 korrik).
Rastet e ndeshjes:
90' Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.
75' Vllaznia gjen golin me Vulajn.
48' Vllaznia tenton të gjejë golin e avantazhit në pjesën e parë.
45' Pjesa e parë mbyllet me portat e paprekura.
36' Goditje e rrezikshme nga këndi. Mbrojtësi kundërshtar tregohet i vëmendshëm.
28' Zbritje e rrezikshme e Vllaznisë, sërish mungon finalizimi në zonë.
15' Vllaznia luan mirë. Mungon finalizimi por kuqeblutë ndërtojnë aksione, duke tentuar zonën kundërshtare.
5' Rast i rrezikshëm për Vllazninë.
Ndiqni takimin live: