Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Vjen zyrtarizimi i radhës “BIG”, ish-i i Egnatias vishet verdheblu

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vjen zyrtarizimi i radhës “BIG”, ish-i i Egnatias vishet
Elbasani është skuadra më aktive në këtë merkato dimri. Ekipi drejtuar nga Nevil Dede po bën afrime cilësore gjatë kësaj periudhe, duke përforcuar kështu organikën për pjesën e dytë të sezonit. Tashmë verdheblutë kanë zyrtarizuar një tjetër afrim “BIG”, pas Ardit Hilës. Lojtari më i ri i Elbasanit është Bledar Lila. Ky i fundit mbylli aventurën e tij me Egnatian disa ditë më parë dhe vendosi të nisë një të re me “verdheblutë” në Kategorinë e Parë. Me Elbasanin, Lila ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare. Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Elbasanit, me anë të një postimi në faqen  zyrtare ku shkruan: “Bledar Lila zyrtarisht i bashkohet ekipit verdheblu. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur për 1.5 vite. Lila vjen pas 3 sezonesh me ekipin e Egnatias në Abissnet Superiore.” 23-vjeçari është një vlerë e shtuar për timonierin e verdhebluve, pasi do t’i shtoheshin alternativat për formacionin në pjesën e dytë të sezonit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga