Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Vendos një gol, Insigne nderon Napolin në pjesën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vendos një gol, Insigne nderon Napolin në pjesën e

Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Napolit dhe Bolognës, me shifrat 1-0. Autori i golit të vetëm në këtë fraksion është Insigne. Sulmuesi shfrytëzon mirë një top të dhënë nga Zielinski, e dërgon topin në rrjetë (8'). Miqtë kundërpërgjigjen me Palacion, por goli anullohet.

Napoli përballet me Bolognan në orën 21.00, në kuadër të kampionatit italian. Trajneri i vendasve, Gatusso ka vendosur për titullarët. Nga minuta e parë e nis Rrahmani, i cili ka një punë të vështirë sot në qëndër të mbrojtjes. Hysaj është në stol, teksa Gatusso e ka "ndëshkuar" disi atë për paraqitjen e fundit ndaj Sassuolo, teksa shqiptari shkaktoi një penallti.

Napoli renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë. Në krahun tjetër, Bologna është e 12-ta me 28 pikë

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam; Demme, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens. 

Bologna (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Soumaoro, Danilo, Mbaye; Poli, Svanberg; Skov Olsen, Soriano, Sansone; Palacio. 

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga