
Klasi i francezit Kylian Mbappe është i padiskutueshëm, pasi ka arritur majat e futbollit europian në një moshë shumë të re. Por dhe vëllai i tij i vogël Ethan dëshiron të ndjekë hapat e Kylian.
Ethan aktualisht është pjesë e PSG U-19 dhe pse në një moshë 15- vjeçare, klasi i tij ka arritur të spikasë në sytë e drejtuesve. Takimi i fundit i zhvilluar ndaj Maccabit në Youth League u mbyll me shifrat 3-1, në favor të parizienëve. Në realizimin e golit të dytë Ethan asistoi për shokun e tij të ekipit që shfrytëzoi mirë rastin e pastër.
VIDEO:
Poll