Mallorca dhe Barcelona u përballën mbrëmjen e sotmë në ndeshjen e javës së 7-të të LaLigas e cila nisi në orën 21:30. Katalanasit bënë një hap fals duke barazuar me rezultatin 2-2. Vedat Muriqi ishte protagonisti absolut teksa vuri emrin e tij në të dy golat e shënuar nga Mallorca.
Fillimisht zhbllokoi rezultatin duke tundur vetë rrjetën në minutën e 8-të. Blaugranat do të gjenin golin e barazimit në të 41-tën me Raphinhan, por pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, shtatlarti kosovar do të bëhej sërish protagonist duke asistuar për Abdon Prats.
Pjesa e dytë vijoi me Barcelonën që ushtronte presion në sul ndërsa vendasit kompaktë për të mbrojtur rezultatin. Megjithatë, mbrojtja do të thyhej në minutën e 75’ ku dyshja e La Masia do të barazonte rezultatin. Laminë Yamal futet bukur në zonë dhe shtron një në pikën e penalltisë ku Fermin Lopez do e dërgonte në rrjetë.
Me këtë rezultat Barcelona mbetet në vendin e parë me 17 pikë, 1 më shumë se Girona e 2 nga Real Madrid, por katalanasit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë. Ndërkohë, Mallorca e Muriqit ngjitet në vendin e 15-të me 6 pikë.
Golat e ndeshjes: