
Vedat Muriqi di të jetë protagonist edhe pa shënuar. Sulmuesi dardan është titullar në ndeshjen e sotme të Mallorcas përballë Athletic Bilbaos dhe ndryshe nga me ç’jemi mësuar zakonisht, kësaj rradhe “Pirati” na servir me një asist në vend të golit.
Në minutën e 58’, kosovari merr një top të lartë në zonë që tenton ta godasë me të parën por i ngec nëpër këmbë. Menjëherë më pas pason për shokun e skuadrës, Kangin Lee i cili e dërgon sferën në rrjetë për të zhbllokuar sfidën. Statistikat e Muriqit këtë sezon janë 12 gola dhe 3 asiste në 28 ndeshje, sezon fantastik!
Poll