Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Vari këpucët në gozhdë prej problemeve me zemrën, ish-lojtari i LIVERPOOL e LAZIOS shpërthen në lot gjatë konferencës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vari këpucët në gozhdë prej problemeve me
Problemet shëndetësore kryesisht ato të zemrës kanë detyruar shumë lojtarë t’i varin këpucët në gozhdë para kohe. I fundit që e bën diçka të tillë është ish-futbollisti i Liverpool, Lucas Leiva. 36-vjeçari u tërhoq kështu nga futbolli i luajtur dhe këtë e bëri të ditur në konferencën për shtyp, ndërsa nuk mundi të mbante dot as lotët. Mesfushori brazilian u detyrua të ndërpresë përkohësisht të luajturit për Gremio-n në dhjetor pas testeve dhe tani ai ka konfirmuar  se përfundimisht shëndeti i tij nuk i jep “garanci” për të luajtur futboll. "Së pari dua të falënderoj Gremion për gjithë mbështetjen në këta tre muaj. Sot po shpall pensionin tim. Ka qenë një periudhë e vështirë, është hera e parë që qaj për këtë rast. Por mund të them vetëm faleminderit. Mbaroj aty ku do të doja, jo siç do të kisha dashur. Kisha shumë shpresa se situata do të përmirësohej, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari", theksoi fillimisht ish-futbollisti i Lazios. 10 vjet ka mbajtur veshur fanelën e LIverpool, ku ka luajtur në 346 ndeshje, ku fitoi Kupën e Ligës me Liverpoolin në vitin 2012 dhe ndihmoi Lazion të fitonte Kupën e Italisë në 2019. Leiva luajti 23 herë për kombëtaren braziliane dhe përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike të vitit 2008.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga