
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester City dhe PSG, me shifrat 1-0. Ndeshja e parë ka përfunduar 2-1 për "Qytetarët", ndërsa sot do mësojmë finalisten.
Goli u shënua pas 10 minutash lojë. Ryad Mahrez kontrollon mirë topin, me gjuajtjen e tij që shkon pas shpinës së portierit. PSG prentendon për penallti për një prekje topi me dorë në zonë, por pas rishikimit me VAR, arbitri Kuipers nuk e akordon. Me interes të madh pritet pjesa e dytë, me takimin që ka hyrë në një fazë delikate.
Poll