
Athletic Bilbao 4-2 Barcelona
Barcelona është eleminuar në çerekfinalen e Kupës së Spanjës, pasi ka humbur 4 me 2 ndaj Athletic Bilbaos. Valverde e kishte përgatitur shumë mirë skuadrën e tij, që nuk u dorëzua as kur rezultati ishte 1 me 2 në favorin e katalanasve.
Gjithçka u vendos në shtesa, pasi koha e rregullt përfundoi 2 me 2. Barcelona bëhet gjiganti i dytë spanjoll pas Real Madrid, që eleminohet nga Kupa e Spanjës.
Zhgënjimet tashmë nuk bëjnë përshtypje te Barcelona, duke kujtuar këtu humbjen e Superkupës apo gjendjen aktuale në kampionat.
Kupa e Spanjës: Çerekfinale
FORMACIONET ZYRTARE:
Athletic Bilbao (4-2-3-1): Agirrezabala; Lekue, Vivian, Paredes, Yuri; Prados, Vesga; Ares, Sancet, N. Williams; Guruzeta
Barcelona (4-2-3-1): Pena; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Gundogan, De Jong; Yamal, Pedri, Ferran; Lewandowski
Rastet e sfidës:
120'+1 Athletic shënon golin e katërt, që vulos sfidën. 4-2. (VIDEO)
105+1' Athletic përmbys rezultatin. 3-2. (VIDEO)
95' Yamal shkakton faull dhe arbitri pengohet me lojtarin e Athetic Bilbao, teksa ai bie. Moment gazmor që sjell të qeshura, por Yamal nuk i shpëton kartonit të verdhë. (VIDEO)
FT/ Athletic Bilbao 2-2 Barcelona
86' Yamal humbet një rast të pastër për gol. Sulmuesi kthehet nga ëngjëll në djall për Barcelonën. (VIDEO)
49' Athletic Bilbao barazon ndeshjen dhe kthen makthet e eleminimit te Barcelona. 2-2. (VIDEO)
HT/ Athletic Bilbao 1-2 Barcelona
32' Barcelona përmbys ndeshjen me 16-vjeçarin Yamal. 1-2. (VIDEO)
26' Lewandowski shënon gol me fat. Kthehet baraspesha. 1-1. (VIDEO)
1' Nis ndeshja me gol nga Athletic Bilbao pas 36 sekondave lojë. 1-0. (VIDEO)