
Anis Mehmeti është kthyer sërish protagonist në Angli. Fantazisti shqiptar ka shënuar një supergol në Championship përballë Ipswich në transfertë Lojtari i Kombëtares e nisi titullar si zakonisht për Bristol City dhe tundi rrjetën.
23-vjeçari shënoi golin e parë të sfidës duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 54’. Një aksion personal për t’u duartokitur ai i shqiptarit që driblon brenda zonës dhe më pas dërgon topin në fundin e rrjetës.
Mehmeti ishte një nga surprizat e Sylvinhos në kualifikuese ku fitoi ftesën kuqezi dhe debutoi me fanellën e Shqipërisë.
GOLI→ VIDEO
Poll