Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Unai Emery debuton me fitore te Aston Villa, “fundoset” Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Unai Emery debuton me fitore te Aston Villa, “fundoset”
Unai Emery ka debutuar me fitore në stolin e Aston Villës, teksa ia doli të mposhte me shifrta 3-1 skuadrën e Manchester United. Në “Vila Park” vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh që në minutën e 7-të me Bailey, teksa vetëm 4 minuta më vonë do të dyfishoheshin shifrat në 2-0, pasi Digne do të gjente sërish rrugën e rrjetës.
Në minutën e fundit të pjesë së parë, ramsey do të shënonte autogol duke ngushtuar kështu shifrat në 2-1. Vetëm kaq pasi në pjesën e dytë do të ishte sërish Ramsey që do të korrigjonte gabimin dhe do të conte shifrat në 3-1 për Aston Villën.
  Një lojë e luftuar do të bëhej në “Vila Park” në minutat e mbetura, teksa “djajtë” e Erikc ten Hag do të kërkonin të qenin golat, por pa mujndur dot të deportonin në mbrojtjen e vendasve. As Cristiano Ronaldo që startoi nga minuta  eparë nuk ia doli dot të gjente rrugën e rrjetës në këtë përballje duke mos mundur dot të bënte asgjë përballë mbrotjes kundërshtare. Pas këtij dueli, Manchester United mban vendin e 5-të me 23 pikë, ndërsa nga krahu tjetër Aston Villa ngjitet në vendin e 14-të me 15 pikë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga