Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ultrasit ballkanas ndërpresin prezantimin e trajnerit spanjoll, arsyeja që i shtyu do ju çudisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ultrasit ballkanas ndërpresin prezantimin e trajnerit spanjoll,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni. Ish- lojtari i përfaqësueses së Spanjës, Manchester City-t  dhe Liverpool, Albert Rijera po prezantohej si trajneri i ri i Olimpija Ljubljanas, pas largimit të Roberto Prosineckit.

Kanë qenë pjestarë të grupimit që mbështet këtë skuadër në Slloveni, “Green Dragons”, që kanë ndërprerë konferencën për shtyp, duke i treguar teknikut 40- vjeçar se nuk është i mirëpëritur.

Arsyeja që ultrasit e ekipit kanë reaguar kështu, është sepse janë zhgënjyer nga vendimi i klubit për të zëvendësuar ish- trajnerin Rober Prosinecki.

Pak e çuditshme pasi bota e futbollit është mësuar të shohë tifozë që kërkojnë largimin e trajnerëve dhe jo qëndrimin e tyre. Ky është rast i veçantë ku trajneri gëzonte mbështetjen e tifozëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga