VIDEO/ Udhëtoi 1200 milje për të parë Leo Messin, tifozi i Inter Miami zhgënjehet kur mëson se kampioni s’është ende në skuadër
Shkruar nga NEWSPORT
Një tifoz i Inter Miami mbeti i zhgënjyer pasi udhëtoi "1200 milje" për të parë Lionel Messin duke luajtur kundër Philadelphia Union në MLS.
Tifozi i Inter Miamit priste që Messi të debutonte për klubin e tij të preferuar në MLS të shtunën kundër Philadelphia Union dhe kishte mbajtur një pankartë ku shkruhej: "Kam udhëtuar 1200 milje për të parë dhinë".
Pasi Inter Miami humbi 1-4 dhe ai nuk ishte në gjendje të kapte as Messin duke luajtur, tifozi hodhi tutje banderolën i zhgënjyer.
Messi do të prezantohet si lojtar i Inter Miami pasi kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germain skadon më 30 qershor dhe më pas pritet të bëjë debutimin e tij në SHBA.