
Mesfushori i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves është gjithnjë e më afër nënshkrimit me Barcelonën. Kjo vjen pasi portugezi u tha lamtumirë tifozëve në Molineux pas ndeshjes së Ëolves kundër Everton.
Klubi i Premierligës luajti sot ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit kundër Evertonit dhe Neves pas përfundimit të ndeshjes eci drejt tifozëve me familjen e tij dhe po admironte ata ndërsa duartrokiste në drejtim të tyre, duke lënë të kuptohet për një largim në merkaton e verës. 26-vjeçari u duartokit nga tifozët në atë që dukej si një lamtumirë e duhur. Mesfushori gjithashtu përqafoi të gjithë bashkëlojtarët e tij përpara se të dilte nga fusha.
Agjenti i tij Jorge Mendes ka qenë duke shtyrë për marrëveshjen dhe presidenti i klubit Joan Laporta kuptohet se është tunduar nga operacioni. Ndërkohë, Fabrizio Romano raporton se Neves ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për kushtet personale për një marrëveshje afatgjatë dhe është në pritje të një lëvizjeje drejt kampionëve e La Ligas.