Australia nuk ai doli dot të vazhdonte rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, pasi u eliminuan nga Argjentina mbrëmjen e djeshme. Megjithatë, skuadra australiane tregoi edhe një herë se ka një ekip vërtet të mirë që nuk erdhi në Botëror vetëm për turizëm dhe se donin të qëndronin sa më gjatë atje, por patën fatin që kishin Lionel Messin si kundërshtar në fazën e eliminimit.
Argjentina e përmbushi rolin si favorit në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin Ahmad bin Ali në Al Rayyan dhe fitoi 2:1 edhe pse Australia ishte shumë afër një goli që do t’i dërgonte në kohën shtesë.Në qendër të vëmendjes ka qenë mesfushori i Australisë, Jackson Irvine falë paraqitjeve të tij.
“Kur argjentinasit festojnë kështu kundër Australisë, mendoj se kjo tregon rezistencën që ne u bëmë atyre sot. Është e vështirë të thuash diçka në këtë pikë kur gjithçka është ende kaq e freskët. Shpresojmë t’ju kemi bërë të gjithëve krenarë në shtëpi”, tha Irvine që e kishte të vështirë të mbante dot lotët.
Hurts to see you like this but just know all 25 million of us are proud of you and the team @jacksonirvine_ pic.twitter.com/96zg3Eb0Mt
— Mitch (@Motchell9) December 4, 2022