
Raphael Varane la fushën mes lotëve ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Chelsea. Francezi pësoi një dëmtim në gju teksa përpiqej të ndalonte Aubameyang dhe në pamje të parë dukej i rëndë. Mbrojtësi nuk i ka mbajtur dot lotët në momentin e zëvëndësimit teksa Botërori është shumë pranë dhe një dëmtim mund të shuajë ëndrrat e çdo futbollisti.
Varane është zëvëndës kapiteni i Kombëtares së Francës dhe në bagazhin e tij mban edhe Kupën e Botës në vitin 2018. Në Katar ai pritej të udhëhiqte mbrojtësat e rinj si Saliba, Upamecano etj në kërkim të trofeut të dytë.
Poll