
Leicester ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Manchester City, në finalen e FA Community Shield. Në Wembley të dy skuadrat bënë një lojë të kënaqshme dhe me ritëm. Në minutën e 65-të, debutoi për "Qytetarët" edhe Grealish, futbollisti i transferuar pak ditë më parë.
Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Iheanacho në minutën e 89-të. Sulmuesi merr përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe tregohet i saktë. Koha nuk premtoi më dhe kështu "Dhelprat" fitojnë trofeun e parë sezonal.
Poll