
Interi është më afër se kurrë titullit kampion në Serinë A. Zikaltërit mposhtën 1-0 Cagliarin në javën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku thkesojmë rastet e Darmian dhe Eriksen. Gjithsesi, për të parë golin duheshin 80 minuta lojë. Darmian merr një pasim nga marokeni Hakimi dhe nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Miqtë nga Sardenja provojnë dhe janë shumë të rrezikshëm, por pa ia dalë dot të realizojnë. Kështu, Interi shkon në kuotën e 74-të pikëve, 11 më shumë sesa Milani i vendit të dytë. Nëk rhaun tjetër, Cagliari endet në vendet e fundit.
Poll