
Trazirat e para në prag-derbi kanë filluar teksa janë tifozët e Partizanit që kanë sulmuar autobusin e Tiranës. Teksa stadiumi po vazhdon ende të mbushet, autobusi i Tiranës po bënte itenerarin për t’u futur në parkingun e stadiumit por si duket kanë zgjedhur një rrugë “të kuqe”.
Autobusi ka kaluar nga rruga prapa sektorit të tifozëve të Partizanit të cilët fillimisht e kanë nisur me kore e më pas kanë goditur me sende në drejtim të mjetit. Nga goditjet është thyer edhe xhami i mjetit që më pas u nis drejt hyrjes së parkingut.
Poll