
Tottenham ka fituar 2-0 derbin ndaj West Ham të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Premier League. Spursat triumfuan në në ndeshje spektakolare e cila ishte e vlefshme për javën e 24-të të kampionatiti.
Goli i parë i kësaj sfide do të shënohej nga Emerson Royal në minutën e 56-të të takimit, ndërsa për të dyfishuar rezultatin mendoi SON në minutën e 72-të.
West Ham u mundua të ndryshonte rrjedhën e lojës, por “Çekisçtë” nuk ishin të saktë për finalizimin e rasteve. Deri në fund ky takim nuk do të prodhonte më gola të tjerë me skuadën e Antonio Conte që do të merrte 3 pikët.
Pas kësaj fitoreje Tottenham kap zonën Champions me 42 pikë, ndërsa West Ham zhytet në fundin e klasifikimit me 20 pikë.
Poll