
Tottenham ka fituar në transfertën përballë Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit anglez. Sfida e zhvilluar në stadiumin “City Ground”, përfundoi me fitoren e pastër 0-2 në favor të “Spurs”.
Skuadra e Tottenham e mbylli pjesën e parë në avantazh, pasi ishte Richarlison ai që shënoi në minutën në fundit e kësaj pjese. Ndërsa për të vulosur rezultatin përfundimtar mendoi Kulusevski. Suedezi e çoi ndeshjen në 0-2 në minutën e 65’. Vetëm 5 minuta më vonë, Bissouma u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kështu të tijët me 10 lojtarë.
Por pavarësisht avantazhit numerik për më shumë se 20 minuta, Nottingham nuk ia doli të reagonte.
Me këtë fitore, Tottenham shkon në vendin e 5-të me 33 pikë, po aq sa Manchester City që renditet i 4-ti. Në krahun tjetër, Nottingham Forest mbetet në vendin e 16-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara.
Goli i Richarlison. (VIDEO)
Goli i Kulusevskit. (VIDEO)