Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Topi kalon vijën fatale, Italisë i mohohet goli ndaj Francës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Topi kalon vijën fatale, Italisë i mohohet goli ndaj

Janë zhvilluar sot 4 ndeshjet e radhës për EURO 2021 të grupmoshave të 21 vjeçarëve. Anglia arriti të fitonte përballë Çekisë me rezultatin 0-2 ndër Gjermania u ndal nga Izraeli me shifrat 1-1. Kurse Zvicra i falet një Shqiptari në fitoren 1-2 ndaj Norvegjisë.

Ndër të tjera me interes të lartë pritej ndeshja mes Fracës dhe Italisë. Gjelat  arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të Kalimuendo në minutën e 23. Italia u përgjigj me Pellegri në minutën e 36-të duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-1.

Pjesa e dytë nisi mirë për Francën teksa në minutën e 62-të kaluan në avantazh me Barcola. Ndërsa ndeshja po i drejtohej fundit në minutën e 90-të, 21 vjeçarët e Italisë gjejnë golin e barazimit por, gjyqtari i takimin nuk e konsideron të rregulltë.

Në video shihet qartazi që topi ka kaluar vijën fatale por, për arbitërin nuk është kështu duke bërë që italianët të dalin nga ky takim pa pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga