
Giacomo Vrioni nuk ndalet së shënuari. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetë në sfidën që skuadra e tij, Tirol po luan ndaj Ëolfsberger. Në minutë e 26-ë, Vrioni goditi saktë me kokë pas krosimit të Klassen dhe topi u ndal në fundin e rrjetës.
Ky ishte goli i 6-të për sulmues kuqezi në 10 ndeshje dhe është një tjetër sinjal për trajnerin Edy Reja që nuk e ka grumbulluar në Kombëtare. Huazimi nga Juventusi për te skuadra e Tirol në elitën e futbollit austrika duket se po rezulton me sukses për Vrionin që po luan dhe po shënon rregullisht.
Poll