Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Tirana ngulmoi në merkato, futbollisti i Kombëtares shënon supergol në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana ngulmoi në merkato, futbollisti i Kombëtares shënon

Emanuele Ndoj ka shënuar gol me Brescian në Itali. Mesfushori i Kombëtares ka shfaqur gjithë talentin dhe potencialin e tij, teksa ka shtangur portierin me një supergol në miqësore.

Brescia fitoi 4-1 ndaj Mantova, teksa Ndoj e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Në të 26 minutë, shqiptari lëshoi një goditje të kalibruar nga jashtë zone, duke shtangur portierin mik.

Stafi dhe bashkëlojtarët nuk mund të mos duartrokisnin këtë realizim, me Ndojin që sezonin e fundit luajti në huazim. Pas rinovimit të kontratës, duket se te Brescia do i besojnë sërish një fanellë titullari.

Kujtojmë se gjatë kësaj merkatoje, kampionët e Shqipërisë, Tirana e kërkoi lojtarin për ta bërë të vetin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga