VIDEO/ Tifozi e vë PEDRIN me “shpatulla” pas murit: Më jep fanelën, i ke bërë “LIKE” të dashurës time
Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona dhe Real Sociedad zhvilluan mes tyre çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ku katalanasit arritën të fitonin këtë sfidë me shifrat 1-0, me Ousman Dembele që shënoi golin vendimtarë të ndeshjes.
Por diçka tjetër në rrjetet sociale është shndërruar në virale. Një tifo në shkallët e stadiumit i ka kërkuar Pedrit fanelën e tij, pasi talenti i blaugranave i kishte përlqyer foton në rrjetet sociale të dashurës së tij, duke flirtuar me të.
“Pedri, ti i ke dhënë “like” fotografisë së të dashurës time, kështu që mua më jep fanelën”, është shkrimi që tifozi mbante në pankartë.
Sigurisht që Pedri nuk ka reaguar dhe nuk i ka dhuruar tifozit fanelën e tij, duke mos ia plotësuar dëshirën.