Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Tifozët i kthehen keq BENZEMASË, shkak bëhet konsumimi i ujit para se të çelet iftari

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tifozët i kthehen keq BENZEMASË, shkak bëhet konsumimi i
Karim Benzema është  një nga lojtarët që agjëron gjatë muajit të Ramazanit. Sulmuesi francez siç dihet tashmë është një mysliman i devotshëm. Edhe pse kampionëti akoma nuk ka përfunduar dhe lojtarët janë në aktivitet, kjo nuk e ka ndaluar 35-vjeçarin të agjërojë. Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Valladolid, benzema për 7 minuta arriti të shënonte tripletë, duke shuar çdo dyshim për formën e tij. Por një video e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale dhe shumë tifozë i janë kthyer keq francezit. Në një moment gjatë pjesës së dytë, kur Benzema ndodhej në stol ai është fotografuar me një shishe uji në dorë. Sulmuesi francez e mbush gojën me ujë dhe më pas e hedh në tokë. Kjo ka irrituar tifozët të cilët e “kryqëzojnë” francezin për shkelje të rregullave të Ramazanit. Në fakt ai e ka përdorur ujn vetem për të larguar “tharjen e gojës” e cila është e madhe në një aktivitet siç është një ndeshje normale. Benzema nuk e ka kaluar ujin poshtë dhe nuk e ka konsumuar atë, por e ka hedhur në tokè.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga