Bundesliga e Gjermanisë ka mbyllur javën e saj të 12-të. Bayern ka ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë me kryesuesit e Union Berlin. Zhgënjyes është fakti që në vendin e fundit është ekipi historik i Schalke 04, të cilët u rikthyen në elitën e Gjermanisë në këtë sezon pas 1 viti në Bundesliga 2.
Tifozët e qytetit të Gelsenkirchen, të cilët njihen ndryshe dhe si qyteti i minierës janë tepër unikal në llojin e tyre. Koreografia e fundit që realizuan në takimin ndaj Freiburg, ku u mundën përsëri me shifrat 0-2, treguan dashurinë që kanë për klubin. Schalke renditet e fundit pas 12 javësh me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Motoja e kësaj koreografie ishte: “Për Schalken japin gjithçka”.
Galeria fotografike ()
Poll