Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Teuta nuk përfiton nga humbja e Kukësit, Kamza e Gjokës "kockë" e fortë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teuta nuk përfiton nga humbja e Kukësit, Kamza e Gjokës

TEUTA-KAMZA 0-0

Stadiumi "Niko Dovana"

Ora 17:00

Teuta:Hidaj, Hakaj, Osmani, Arapi, Frashëri, Gashi , Sidibe, Camara, Kallaku, Traore, Progni Trajner: Bledi Shkëmbi

Kamza: Avdyli, Bitri, Beqiri, Qaqi, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Fukui, Rezi, Plaku, Martinena Trajner: Ernest Gjoka

Komenti minutë pas minute:

90'+4 Arbitri jep 4 minuta shtesë. Rezultati nuk ndryshon. Teuta dhe Kamza ndajnë nga 1 pikë. Gjithçka mbyllet 0-0.

89' Teuta pranë golit. Portieri i Kamzës nuk tregohet i sigurt gjatë një pritjeje.

80' Kemi ardhur në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Skuadrat duket se po shkojnë drejt ndarjes së 1 pike, pasi rezultati është 0-0 dhe duket shumë e vështirë të zhbllokohet me këtë nivel loje.

65' Faull për Kamzën. Tefik Osmani ndërhyn gabim ndaj kundërshtarit.

60' Teuta ka një mundësi të mirë shënimi, por lojtarët nuk e çojnë topin në rrjetë.

46' Starton pjesa e dytë. Teuta dhe Kamza kërkon fitoren.

45'+1- Mbyllet 45 minutshi i parë. Teuta flak mundësinë për avantazh. Barazimi i bën punë Kamzës.

45'- Arbitri i katërt akordon një minutë shtesë.

42'- Faull për Teutën.Plaku godet me bërryl Hakajn.

27'- Kërcënon Fukui. Hidi kontrollon qetësisht topin.

19'- Kallaku bën çmendurinë. Hedh në krah të kundërt Avdylin, por topin nuk e çon në rrjetë.

18'- Progni i vjedh penalltinë Beqirit. Arbitri akordon penallti.

10'- Plaku dhe Martinena godasin portën brenda pak sekondash. Hidi në superformë.

1'- Fillon ndeshja në Durrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga