Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të motivuar pas rënies në Kategorinë e Parë, reagon mbrojtësi korçar: Skënderbeu nuk vdes kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT
Të motivuar pas rënies në Kategorinë e Parë, reagon
Klevis Shaqe

Skënderbeu ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas humbjes që pësoi ditën e diel përballë Bylisit. Dueli i zhvilluar në Korçë, përfundoi 1-2 në favor të ballshiotëve, me Skënderbeun që i tha “mirupafshim” Superiores.

Reagimi ka ardhur edhe nga mbrojtësi i bardhekuqve, Klevis Shaqe. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, 25-vjeçari thotë se si djalë korçar ndjen detyrimin moral për të reaguar. Ndër të tjera, Shaqe thekson se Skënderbeu nuk vdes kurrë.

Reagimi i Klevis Shaqes:

Si futbollist profesionist dhe si djal korcar i qytetit tim kam detyrim moral per ta bere kete shkrim-ndjese. Dua tju falenderoj t gjitheve nga me i vogeli dhe te me i madhi tifoz per mbeshtetjen qe na keni dhene gjate gjith sezonit, nje sezon me ulje ngritje , sakrifica humbje fitore barazime ne te cilin nuk aritem te mbijetonim ne superlige , e di qe per ne t gjithe lojtar staf presidenc tifoze esht shum i veshtir per tu pertypur ky deshtim, por te gjithe e dini se emri SKENDERBEU nuk vdes kurre dhe gjithmon ringrihet dhe ka per tu ngritur lart me kohen n vazhdim!

Të motivuar pas rënies në Kategorinë e Parë, reagon
Postimi i Klevis Shaqes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga