Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Abissnet Superiore” U-15/ Tirana fiton ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë & ngre lart titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
“Abissnet Superiore” U-15/ Tirana fiton ndeshjen e fundit ndaj
Tirana U-15

Për të tretin vit radhazi, Tirana U-15 është shpallur kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” U-15 për edicionin 2024-2025.

Bardheblutë e vegjël zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Vllaznisë në fushën “Skënder Halili”.

Tirana triumfoi me rezultatin 5-3 në këtë përballje, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 41 pikë dhe duke siguruar titullin kampion.

Pas përfundimit të ndeshjes, në “Skënder Halili” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut nga FSHF. Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Neritan Koçi, i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës kampione të Tiranës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga