Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Tentoi ta therte me thikë, agresori e pëson keq nga ish-luftëtari i MMA

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tentoi ta therte me thikë, agresori e pëson keq nga
Një ish-luftëtar i MMA-së, Javier Baez u përballë me një situatë shumë të vështirë. Baezit iu desht që të përplasej me një burrë i cili ishte i armatosur me një thikë. Në një parking në Miami të mërkurën e shkuar rreth orës 4 të mëngjesit, pas daljes nga një festë e natës së Halloween, ish-luftëtari Javier Baez u përball me një burrë me thikë, i identifikaur si 50-vjeçari Omar Marrero. Gjatë këtij momenti, Baez po qëndronte në makinën e tij. Sipas mediave lokale në Miami, Marrero dyshohet se goditi një nga xhamat e makinës së Baez para se të hynte në automjet nga dera anësore e shoferit në përpjekje për ta goditur atë me thikë. Baez u mundua disi të që qetësonte gjakrat duke dalë nga makina, por Morrero dyshohet se nxorri një thikë tjetër duke u përpjekur përsëri që ta sulmonte. Por ish-sportisti e bllokoi sulmin e agresorit Marrero dhe më pas e përplasi këtë të fundit më një stil që të kujton sportin që ai ushtronte në ring. Megjithëse lufta e tij e fundit ishte në vitin 2018 dhe fitorja e tij e fundit ishte në 2016, Baez tha se kishte akoma aftësitë e duhura kur u përball me situatën e rrezikshme në parking. Pasi e mbërtheu agresorin me gjunj, Baez njoftoi Policinë me këta të fundit që vunë në pranga Morreron.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga