Janë mbyllur 45 minutat e para në sfidat e sotme të vlefshme për Uefa Champions League. Bayern po fiton me një gol të Goretzka në të 14 minutë, Juventus nderohet nga Dybala në fundin e të parës ndërsa Real Madrid kryeson me golin e Benzema (17).
Mourinho nuk ia ka dalë të triumfojë në pjesën e parë, duke u mposhtur 1-2 në Londër nga Olimpiakos. Goli i Delle Ali në fund, krijon shpresë për të besuarit e portugezit.
Rezultatet dhe golat:
Atalanta 1-0 Dinamo Zagreb
Crvena Zvezda 0-1 Bayern Munchen
Juventus 1-0 Atl. Madrid
Manchester United 0-0 Shakhtar D.
Real Madrid 1-0 Paris Saint Germain
Tottenham 1-2 Olimpiakos