Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Të dua mbi gjithçka, por mos ma bëj këtë”, babai ka një kërkesë për vajzën në ditën e diplomimit të saj

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Të dua mbi gjithçka, por mos ma bëj
Jemi mësuar shpesh të shikojmë tifozë të “çmendur” që mund të bëjnë gjithçka për të parë skuadrën e zemrës, madje nuk humbasin asnjë minutë. I tillë është edhe ky rast, kur një tifoz i Argjentinës do të lërë diplomimin e vajzës për të parë argjentinasit të udhëhequr nga Lionel Messi. Biseda mes babait dhe vajzës është bërë virale në rrjetet sociale, teksa sfida Argjentinë-Meksikë është bërë shkak, pasi zhvillohet në orën 20:00, në të njëjtën kohë me diplominin e vajzës. Babai fillon me një mesazh në të cilin i thotë vajzës së tij se prindërit duhet të shkruajnë një letër për të shtyrë ngjarjen. Vajza u përgjigj se nuk mund të ndryshohej, pasi data ishte caktuar prej kohësh. Në vend që të heqë dorë, babai i dërgon një video zanore vajzës së tij në të cilën i bën të qarta qëllimet e tij: “Betohem se do të bëja gjithçka për ty, nëse më kërkon një veshkë do ta heq, por të lutem mos e bëj. Mos më kërko të humbas ndeshjen, të dua me gjithçka, por të lutem mos ma bëj këtë”, tha babai.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga