“Taipi, në gjykimin tim, nuk ka ndikuar fare në ekonominë e skuadrës këtë vit, fare”, mjaftoi kjo deklaratë e Elton Marinit dhe Gjelbrim Taipi të “shpërthente” në Laç. Mesfushori i Partizanit u duk se u “karikuar” nga deklarata e ish drejtorit sportiv të të kuqve, duke realizuar një gol me vlerë 3-pikësh ndaj kurbinasve.
Në fundin e takimit, mëngjërashi përfitoi nga një krosim nga e djathta e Albers Kekos dhe arriti ta shndërronte në gol.
Të hënën e kësaj jave, Marini ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH duke analizuar shkurtimisht organikën e të kuqve. E duket se kritikat e tij për Taipin, kanë bërë që ky i fundit të reagonte në ndeshjen e djeshme kundër Laçit.
Poll