
Kombëtarja shqiptare do të luajë të hënën kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë do të zhvillohet në Varshavë, ndërsa prej ditësh kuqezinjtë tanë kanë nisur përgatitjet në shtëpinë e futbollit në kryeqytet.
Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Sot, skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një seancë të karakterit fizik në palestër. Pjesën më të madhe kuqezinjtë kanë qenë brenda palestrës moderne në këtë kompleks të ri.
Më pas kanë zbritur në fushë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho. Pasdite është programuar stërvitja e radhës ku synohet që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur për transfertën e orës 20:45, të hënën e ardhshme.
Poll