
Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 8-të të Serie A në orën 15:00. Roma nuk bën hap fals në shtëpi dhe fiton me rezultatin 3-0 ndaj Parmës, Mayoral dhe Mikhitarian shëngojnë golat që në pjesën e parë duke mbyllur përfundimisht llogaritë.
Surpriza e Serie A është Sassuolo që fiton në transfertë ndaj Veronës me rezultatin e pastër 0-2 dhe ngjitet në krye të kampionatit me 18 pikë. Boga dhe Berardi me nga një gol për çdo pjesë I japin 3 pikë shumë të rëndësishme Sassuolos.
Fitore ka marrë edhe Bologna në transfertë 1-2 ndaj Sampdorias. Fillimisht është Samp që gjen golin e parë me Thorsby që në minutën e 7-të, Regini në fund të pjesës së parë shkakton autogol duke barazuar 1-1. Në fraksionin e dytë është Orsolini që shënon golin e fitore për Bolonga që merr 3 pikë ndaj Sampdorias.