Koln 2-2 Mainz
Eshtë mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Koln dhe Mainz, e vlefshme për Bundesligën gjermane të futbollit.Plot katër gola ka dhuruar sfida, me vendasit që nuk ia dolën të mbajnë avantazhin e dy golave.
Rikthimi i Bundesligës ka rikthyer emocionet e futbollit në Evropë, ndërsa sot zhvillohen dy ndeshje të kampionatit gjerman. Koln pret në shtëpi Mainz, me takimin që startoi në orën 15:30.
Një gol i Uth nga pika e bardhë e 11 metërshit, vendos pjesën e parë në avantazh për vendasit. Ndeshja, si çdo duel i djeshëm në Bundesligë zhvillohet pa praninë e spektatorëve, ndërsa përballja ka prodhuar mjaft raste.
Pjesa e dytë ka nisur sërish me gol për vendasit, teksa në të 53 minutë, Kainz ka shënuar golin e dytë, duke dyfishuar shifrat për Koln.
Mainz ka skurtuar diferencen ne te 62 minute me Awinoyi, duke rihapur ndeshjen.
Mainz ka barazuar shifrat në të 72 minutë me Kalong, që ka marrë me vete gjithë mbrojtjen e vendasve, duke shënuar golin e barazimit në 2-2.