
Edon Zhegrova ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e kampionatit francez. Sulmuesi dardan ishte titullar për Lille në ndeshjen në transfertë përballë Le Havre, e vlefshme për javën e 7-të të Ligue 1.
Në minutën e 40’ anësori kosovar dhuroi spektakël për të pranishmit teksa dribloi dy lojtar e më pas goditi me të majtën për ta dërguar topin pas portierit e drejt e në fundin e rrjetës. Goli i 24-vjeçarit zhbllokoi rezultatin me Lille që shënoi një tjetër gol më pas për ta mbyllur ndeshjen me fitoren e pastër 2-0.
Zhegrova u shpall lojtari i ndeshjes teksa u vlerësua me notën 8.7 nga Flashscore dhe 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë në këtë sfidë.
Poll