
Futbollistët e rinj të Kombëtares shqiptare vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të mirë sidomos sulmuesit. Pas golit të Armando Brojës në Angli, ditën e sotme në Belgjikë ka shënuar dhe sulmuesi i U-21, Din Sula.
Sula i cili aktivizohet tek Ëaasland-Beveren ka shënuar në sfidën e sotme ndaj Cerle Brugge. Sulmuesi kuq e zi ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12 duke shënuar një gol të bukur personal.
Megjithatë në ,minutëm e 61' Biancone arriti të barazonte sfidën për Cerle Brugge. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe ekipi i Ëassland renditet në vendin e parafundit me 11 pikë.
Poll