
Leon Dajaku është shfaqur protagonist në Kroaci. Skuadra e tij, Hajduk Split fitoi në transfertë përballë Rudes, ekip ku aktivizohet Eros Grezda. Sfida përfundoi me fitoren e Hajdukut të Splitit me rezultatin 0-2.
Dajaku ishte ai që shënoi golin e dytë për të tijët në minutën 97’ të sfidës, duke “likuiduar” ekipin kundërshtarët në fundin e ndeshjes. Për sulmuesin shqiptar ky është goli i katërt në kampionat, me 22-vjecçarin që numëron edhe dy asist.
Në krahun tjetër, Eros Grezda u aktivizua në minutën e 59’, por pa mundur të lërë shenjë në këtë ndeshje.
Goli i Leon Dajakut. (VIDEO)
Poll