Video/ Suedezi duke u rikuperuar, Ibrahimoviç gati për finalen e Europa League
Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic do të jetë në finalen e Europa League, që do të zhvillohet më 24 maj, në Stokholm, ku Manchester United do të përballet me Alax.
Trajneri i “djajve të kuq” Jose Mourinho, ka deklaruar sot se Ibra dhe të gjithë futbollistët e tjerë të dëmtuar të ekipit të tij do të udhëtojnë me skuadrën. Sulmuesi do të jetë në stol bashkë me skuadrën në atë sfidë, ndërkohë që Mourinho mendon se prania e Ibrahimovic do të motivojë edhe më shumë lojtarët në këtë finale.
Suedezi u dëmtua pikërisht në një ndeshje të Europa League, në çerekfinalen e dytë të fituar ndaj Anderlehtit.
Përmes një video tëpostuar në Instagram, Ibra shkruan se është gati për finalen.