
Surpriza e mbrëmjes ishte një debat mes dy tifozëve në shkallët e stadiumit, gjatë ndeshjes Katar – Ekuador. Debati i cili erdhi si shkak i një provokimi të qëllimshëm nga tifozi i Ekuadorit, i cili mësohet të quhet Peter. Tifozi i Katar nuk i mbajti nervat teksa u kundërpërgjigj ashpër dhe çdo gjë u bë virale.
Tashmë tifozët shtërngojnë duart me njëri-tjetrin. Ku ndajnë një mesazh tepër miqësor duke lënë pas debatin e pak momenteve më parë.
VIDEO:
Tifozi i Katarit: “Ky është Piter dhe është një tifoz nga ekuadori dhe është këtu për të ndjekur ndeshjen sot. Në fund jemi të gjithë këtu për të ndjekur këtë lojë të bukur dhe ‘Vamos Ekuador’.
Piter, tifozi i Ekuadorit: “Ne kemi pasion, që ndonjëherë i bën njerëzit të mërzitur por ne erdhëm bashkë për sport dhe sporti i bashkon njerëzit. Kështu ne jemi shumë miqësorë me njërit-tjetrin. I uroj Katarit më të mirat është një Kupë Botë shumë e bukur. Ju djema jeni shumë shumë miqësor. E dua këtë.
Linku i incidentit të mëparshëm.