
E pabesueshme, por e vërtetë, Holstein Kiel eleminon Bayern Munchen nga Kupa e Gjermanisë. Skuadra që militon në Bundesligën e dytë ka fituar falë penalltive përballë kampionëve. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 me vendasit që barazuan në minutën e 95-të. Të dyja ekipet u drejtuan penalltive dhe Roca gaboi nga 11-m për Bayern, ndërsa Holstein Kiel I shënoi të gjitha duke kaluar kështu në fazën tjetër të Kupës.
Sfida tjetër, gjysmëfina e Superkupës së Spanjës, Real Sociedad-Barcelona u mbyll në barazim 1-1. Katalanasit gjetën golin e parë të ndeshjes me De Jong, ndërsa Sociedad barazoi në pjesën e dytë me Oyazabal në pjesën e dytë me penallti. Me këtë gol u mbyll edhe koha e rregullt me dy ekipet që shkuan në shtësa. Edhe 30 minutat e shtesës nuk prodhuan fitues, ndërsa ishin penallitë që vendosën fituesin. Barcelona u tregua më e saktë nga 11-m duke kaluar kështu në finalen e Supekupës së Spanjës.