Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ S'ka fitues, Juve dhe Inter bëjnë paqe mes spektaklit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ S'ka fitues, Juve dhe Inter bëjnë paqe mes spektaklit

Inter 1-1 Juventus

Serie A/ Java e 9-të

Një sfidë me të vërtetë e mbushur plot emocion ishte ajo mes Interit dhe Juves në San Siro (1-1). Goli i parë erdhi pas 17 minutash. Edin Dzeko nuk e pati të vështirë dërgojë topin në rrjetë, me portën e boshatisur. Atëherë kur askush nuk e priste, në fundin e takimit, bardhezinjtë fitojnë një penallti. 11-metërshi merret përsipër nga Dybala dhe argjentinasi mposht Handanovic.Ekipi i Inzaghit shkon në vendin e 3-të me 18 pikë, ndërsa Juve është e gjashta me 15 pikë.

Formacionet:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli; Bernardeschi; Morata, Kulusevski

Minutë pas minute:

https://twitter.com/i/status/1452374383524204544

90- GOLL. Juventus barazon shifrat me penallti. Dybala gjuan saktë nga 11-metra.

73- Pozicion jashtë loje i Chiellinit.

https://twitter.com/i/status/1452368020895158277

63- Morata nuk kordinohet mirë. Vijon 1-0 takimi.

53- Aksion i rrezikshëm nga Juventus. Mbrojtja interiste largon topin.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

33- Inter qëndron e mbyllur mirë në prapavijë, duke mos lënë hapësira.

23- Tenton Cuadrado nga distanca, por gjuan jashtë.

https://twitter.com/i/status/1452350971108020227

17. Gol.. Inter kalon në avantazh me Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak e ka të thjeshtë me portën e boshatisur.

13- Dëmtohet Bernandeschi. I shqetësuar në pankinë Allegri.

11- Goditje dënimi për Juventusin. Gjithsesi, pa rrezik për portën e mbrojtur nga Handanovic.

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga