Si sot 33 vite më para Tirana në atë e kohë e quajtur 17 Nëntori munde me rezultatin minimal 1-0 Dinamon e Bukureshtit. Skuadra e drejtuar nga Enver Shehu luante duelin e parë për Kupën e Kupave që ishte një nga 3 trofetë që organizohej nga UEFA. Në 17 nëntor të 1986, Tirana luante ndeshjen e parë në "Qemal Stafa" dhe në fund arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0, me autor Agustin Kolën në minutën e 86-të të ndeshjes.
Një gabim i portierit që i rrëshket topi nga duart dhe Kola gjendet brenda zonës dhe me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë. Në ndeshjen e kthimit në Rumani, Tirana fiton sërish me rezultatin 1-2 me golat e Arben Mingës në minutën e 2-të dhe Mirel Josës në të 89-të.
Formacioni i Tiranës ndaj Dinamos së Bukureshtit: Mersini, Baçi, Hodja, Lekbello, Bimo, Liti, Josa, Omuri, Muça, Minga, Kola. Trajner: Enver Shehu

