Shqipëria do të luajë nesër kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024. Kuqezinjtë janë nisur sot nga vendi ynë për të udhëtuar drejt shtetit çek, aty ku do të synohet një rezultat pozitiv.
Përmes një postimi në kanalin zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar momentin kur përfaqësuesja jonë mbërrin në Çeki bashkë me delegacionin.
Nuk ka munguar as edhe një fotografi me flamurin kuqezi para kësaj sfide kaq të rëndësishme për objektivin që ka skuadra jonë.
Ndeshja Çeki – Shqipëri është programuar të zhvillohet në orën 20:45, e vlefshme për Grupin E. Ekipin ynë përfaqësues ndodhet në vendin e dytë me 6 pikë, kurse Çekia në të parin me 1 pikë më shumë.
Poll